Tuesday, November 17

Filluan punimet për ndërtimin e hotelit të Bashkësisë Fetare Islame në Shkup

Sot, më datë 14 nëntor, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetait, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, kryetari i Kuvendit të BFI-së h. Nesip ef. Demiri dhe drejtori i Medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami vizituan vakufin e Myftinisë së Shkupit dhe BFI-së.

Në këtë vakuf, pas ndjekjes së të gjitha procedurave ligjore dhe marrjes së lejeve për ndërtim, kanë filluar dhe janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e hotelit, i cili është pronë e vakufit të Myftinisë së Shkupit dhe BFI-së.