Tuesday, November 17

Myftinia e Shkupit mbështet aksionin për ndërtimin e shtëpisë së Nusret Qekoviq

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 26 shkurt 2026, në zyrën e tij mirëpriti prof. Imer Bajramin dhe gazetaren znj. Leonora Kaliqi.

Ata, me shumë zemërgjerësi, kanë marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së Nusret Qekoviqit, i cili është i palëvizshëm, ndërsa edhe bashkëshortja e tij është me aftësi të kufizuara.

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, shprehu mirënjohje dhe i informoi se Myftinia e Shkupit, në kuadër të aksionit të saj humanitar, e ka ndihmuar familjen në fjalë duke grumbulluar mjete financiare në vlerë prej 2.100 euro, të cilat ua dorëzoi prof. Imerit dhe znj. Leonora.

Përndryshe, të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë aktivitet humanitar mund të kontaktojnë personat përgjegjës:

Znj. Leonora Kaliqi – tel: 078 557 777, si dhe prof. Imer Bajrami – tel: 070 819 007.

Lusim Allahun që t’i shpërblejë të gjithë kontribuesit!