
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, me datë 27 shkurt 2026, në xhumanë e dytë të muajit Ramazan, i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Ali ef. Ziberi dhe z. Jusuf Abdullai, në një atmosferë të këndshme Ramazani në Çarshinë e Shkupit, ditën ia kushtuan xhematit të xhamisë “Arasta”.
Myftiu dhe referentët u mirëpriten ngrohtësisht nga hatibi i xhamisë dr. Rahim ef. Kaloshi, i cili u dëshiroi mirëseardhje në këtë ditë të bekuar xhumaje.
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, mbajti hutben e xhumasë para xhematit të pranishëm që kishin stërmbushur xhaminë dhe oborin e saj, me lutje te Allahu që ky Ramazan të na bënë më të devotshëm si besimtarë.
Allahu e pranoftë!
