
Myftinia e BFI – Shkup njofton opinionin publik dhe besimtarët se haxhinjtë nga Shkupi do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta me tre aeroplanë të planifikuar në datat 14, 15 dhe 16 maj 2026.
Sipas këtij organizimi, të tre fluturimet do të realizohen nga aeroporti i Shkupit (SKP) drejt Xhedas (JED) në Arabinë Saudite, në bashkëpunim me kompaninë ajrore “Freebird Airlines”.
Të gjitha nisjet janë paraparë të bëhen në orën 16:00, ndërsa destinacioni përfundimtar i udhëtarëve është qyteti i Xhedas.
Myftinia e Shkupit bën të ditur se për të gjitha informacionet shtesë, haxhinjtë do të njoftohen në kohën e duhur përmes kanaleve zyrtare.
Myftinia u uron të gjithë haxhinjëve një udhëtim të lehtë dhe një Haxh të pranuar.
