
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, më datë 4 gusht 2026, me ftesë të hatibit të xhamisë së fshatit Kallnik h. Omer ef. Dauti dhe Myftiut të Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili, ishte pjesë e tribunës fetare organizuar nga këshilli i xhamisë në koordinim me Myftininë e Tetovës.
Në këtë tribunë fetare së bashku me Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, ligjëroi edhe mysafiri nga Kosova h. Enis ef. Rama, në prezencë të shumë hoxhallarëve, hafizëve dhe xhematit të kësaj ane.
Në tribunën e begatuar me xhematlinjë që kishin stërmbushur xhaminë, u fol mbi rreziqet dhe ruajtjen e identitetit tonë fetar.
