Tuesday, November 17

Tribuna

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili pjesë e tribunës fetare në Kallnik të Tetovës
Aktivitete, Lajme, Tribuna

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili pjesë e tribunës fetare në Kallnik të Tetovës

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, më datë 4 gusht 2026, me ftesë të hatibit të xhamisë së fshatit Kallnik h. Omer ef. Dauti dhe Myftiut të Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili, ishte pjesë e tribunës fetare organizuar nga këshilli i xhamisë në koordinim me Myftininë e Tetovës. Në këtë tribunë fetare së bashku me Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, ligjëroi edhe mysafiri nga Kosova h. Enis ef. Rama, në prezencë të shumë hoxhallarëve, hafizëve dhe xhematit të kësaj ane. Në tribunën e begatuar me xhematlinjë që kishin stërmbushur xhaminë, u fol mbi rreziqet dhe ruajtjen e identitetit tonë fetar.
MYFTIU I SHKUPIT PËR TRIBUNË FETARE NË GJERMANI
Tribuna

MYFTIU I SHKUPIT PËR TRIBUNË FETARE NË GJERMANI

Me datë 2 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në tribunën e organizuar nga mesxhidi "Elif" në qytetin Lorach të Gjermanisë. Nikoqiri i këtij organizimi h. Armin ef. Fazliu u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe paraqiti aktivitetet një vjeçare të kësaj qendre. Pjesë e kësaj tribune ishin edhe hoxhallarët Bunjamin ef. Azizi, imam në xhaminë "Besimtari"- Basel dhe h. Imer ef. Alili, imam në xhaminë IKD, Effretikon - Zvicër, ndërsa për Kuran dhe Ilahi me zërin e tij u kujdes h. Besim ef. Azemi, imam në xhaminë "Qendrore" - Hasanbeg. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili iu drejtua xhematit të xhamisë me një këshillë rasti. Përndryshe, Myftiu ishte i ftuar si mysafir për nderë të 1 vjetorit të mesxhidit "Elif” ku organizatorët me shumë vullnet ishin për...
TRIBUNË FETARE NË XHAMINË BEDËR NË BUTEL
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Tribuna

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË BEDËR NË BUTEL

Më 9 prill 2023, Myftinia e BFI - Shkup realizoi tribunën e dytë fetare në xhaminë Bedër në Butel.    Xhematin e Shkupit e nderoi hoxha Enis ef. Rama Kryetar i Bashkësisë Islame të Mitrovicës. Fillimisht moderatori hfz. Irfan Sulejmani ftoi hatibin e xhamisë Bedër Ferid ef. Selimi për fjalë përshëndetëse. Ai falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë dhe xhematin për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit. Në ligjëratën e tij hoxha Enis ef. Rama përcolli disa aspekte të natës së Kadrit, natë e dalluar gjatë muajit të Ramazanit....
TRIBUNË FETARE NË XHAMINË E RE NË ÇAIR
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Tribuna

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË E RE NË ÇAIR

Më 2 prill 2023, Myftinia e BFI - Shkup realizoi tribunën e parë fetare në xhaminë e re në Çair. Me temën "Ramazani muaji i përmendjes" xhematin e Shkupit e nderoi ligjëruesi dr. Sabahudin Jashari nga Shqipëria. Fillimisht moderatori hfz. Irfan Sulejmani ftoi hatibin e xhamisë së re të Çairit Sadush ef. Tahiri t'iu drejtohet të pranishmive. Ai falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit. Në ligjëratën e tij dr. Sabahudin Jashari përmendi disa aspekte të ramazanit dhe potencoi nevojën e njeriut bashkëkohor për kuptim....
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Tribuna

TRIBUNË SHKENCORE NË XHAMINË IKRE – SARAJ

Më 02 prill 2023, në xhaminë "Ikre" në Saraj u realizua tribunë shkencore për gjininë femrore. Nën moderim të gazetares Zerijeta Jahjaga u prezantuan ligjërueset: Hatixhe Sefa, psikologe; Arta Iseni Asani, Gjinekologe; dhe Naxhije Bakija, teologe. Fillimisht me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Xhevhere Ramani. Ky program u begatua me ilahi dhe ashere nga nxënëset e Medresesë, ndërsa për të pranishmet pati hapësirë të parashtrojnë pyetje reth temave të trajtuara në këtë tribunë.