
Sot, më datë 25 korrik 2026, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidates për hafize Hava Azemi.
Përfaqësuesja e Myftinisë gjatë seancave të hifzit, hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë.
Seancat e dëgjimit u realizuan në Qendrën e Kuranit “Mustafa Pasha”, para anëtarëve të komisionit të hifzit me prezencë të xhematlinjëve mysafirë.
Komisioni i hifzit në përbërje:
Hfz. Kadrije Sulejman
Hfz. Munevere Murtezi
Hfz. Nehal Ibrahimi
Përndryshe, hafizja Hava Azemii hifzin e kreu tek muhafizi h. Miftar ef. Islami.
