Tuesday, November 17

Arsimi

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të Kursit Veror 2026 në xhaminë e fshatit Dudije – Rashçe
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të Kursit Veror 2026 në xhaminë e fshatit Dudije – Rashçe

Më 31 korrik 2026, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, në shoqëri të stafit të Myftinisë, me kënaqësi mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të kursit veror 2026, të organizuar nga xhamia e fshatit "Dudije" - Rashçe në koordinim me Myftininë e Shkupit, nën udhëheqjen e mualimes Rejhane Hoxha, ku u mikpritën nga imami i xhamisë h. Emran ef. Hoxha, prindërit e nxënësve dhe xhemati i kësaj ane. Me një fjalë përshëndetëse, h. Ahmed ef. Hoxha, nën emocione u shpreh i kënaqur me aktivitetin, duke vlerësuar mbështjetjen e Myftinisë për projekte të këtilla në dobi të kësaj gjenerate. Ndërkaq, mualimeja përgjegjëse Rejhane Hoxha, prezantoi një rezyme mbi rrjedhën e Kursit Veror 2026, duke theksuar përkushtimin dhe angazhimin e nxënësve gjatë gjithë periudhës së realizimit të këtijë aktiv...
Në Xhaminë “Bardhi” në Bllacë u promovua hafizja Hava  Azemi
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Lajme, Uncategorized @sq

Në Xhaminë “Bardhi” në Bllacë u promovua hafizja Hava Azemi

Sot, me datë 30 korrik 2026, në xhaminë "Bardhi" në Bllacë, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorin e Medresesë Isa Beu, dr. Islam ef. Islami, dr. Rexhep Suma, profesor në FSI - Prishtinë, dr. Musa Vila kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Hani Elezit, hfz. Abdurahim ef. Kurtish, themelues i Bashkësisë Shqiptare Islame në Danimarkë, h. Nebi ef. Imeri, imam në Cyrih të Zvicrës, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizen Hava Imer Azemi, e cila hifzin e kreu tek muhafizi h. Miftar ef. Islami. Hfz. Abdurahim ef. Kurtish, në emër të familjes së hafizes, xhematit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje, ndërsa hafizes së re i dëshiroi shumë suksese ...
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në ceremoninë e përfundimit të Shkollës Verore 2026 në Batincë
Aktivitete, Arsimi

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në ceremoninë e përfundimit të Shkollës Verore 2026 në Batincë

Më 30 korrik 2026, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, në shoqëri të stafit të Myftinisë, me kënaqësi mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të shkollës verore 2026, të organizuar nga xhamitë e fshatit Batincë në koordinim me Myftininë e Shkupit, për herë të parë në rajonin e Karshiakës, nën udhëheqjen e mualimëve h. Ramadan ef. Hajredini, h. Rasim ef. Ademi dhe h. Llokman ef. Abdullai, ku u mikpritën nga prindërit e nxënësve dhe xhemati i kësaj ane. Ky aktivitet u realizua në prani të kryetarit të Komunës së Studeniçanit, z. Ejup Abazi, drejtoreshës së shkollës fillore në Batincë znj. Hatixhe Ramadani Mustafa, hoxhallarëve si dhe personaliteteve të tjera. Me një fjalë përshëndetëse, drejtoresha e shkollës znj. Hatixhe Ramadani Mustafa, për projekte të këtilla theksoi se dyert e ...
Hava Azemi përfundoi me sukses seancat e hifzit pranë Myftinisë së Shkupit
Aktivitete, Arsimi, Hatme

Hava Azemi përfundoi me sukses seancat e hifzit pranë Myftinisë së Shkupit

Sot, më datë 25 korrik 2026, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidates për hafize Hava Azemi. Përfaqësuesja e Myftinisë gjatë seancave të hifzit, hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë. Seancat e dëgjimit u realizuan në Qendrën e Kuranit "Mustafa Pasha", para anëtarëve të komisionit të hifzit me prezencë të xhematlinjëve mysafirë. Komisioni i hifzit në përbërje: Hfz. Kadrije Sulejman Hfz. Munevere Murtezi Hfz. Nehal Ibrahimi Përndryshe, hafizja Hava Azemii hifzin e kreu tek muhafizi h. Miftar e...
Në Xhaminë e Mustafa Pashës u promovua hafizi i ri nga Shkupi hfz. Musa Zeqiri
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

Në Xhaminë e Mustafa Pashës u promovua hafizi i ri nga Shkupi hfz. Musa Zeqiri

Në xhaminë e Mustafa Pashës, sot më datë 24 korrik 2026, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetait dhe bashkëveprimtarëve të tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, myftiut paraprak të Shkupit prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi, profesorët e Medresesë Isa Beu, haxhi Sejdi Kurtullush, përkrahës i institutit të hifzit nga themelimi i saj, si dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë, u promovua hafizi Musa Zeqiri, nxënës i Institutit të Hifzit për djem pranë Myftinisë “Hafiz Ismail Efendiu”, i cili mësimet e hifzit i ndoqi te muhafizi hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit, si dhe hfz. Jashar ef. Ibrahimi, muhafiz në këtë institut. Përndryshe, hafiz Musa është edhe djali i hatibit të xhamisë së Mustafa Pashës, ...
Myftiu i Shkupit dorëzon dekrete për imamët e xhamisë
Aktivitete, Ceremoni hatme, Uncategorized @sq

Myftiu i Shkupit dorëzon dekrete për imamët e xhamisë

dhe merr pjesë në duanë e hatmes në Koliçan të Poshtëm Më datë 30 prill 2026, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti hfz. Irfan ef. Sulejmani, ndanë së bashku gëzimin e 10 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të xhamisë së fshatit Koliçan i Poshtëm, nën udhëheqjen e mualimit h. Jasir ef. Murtezan. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Osman ef. Murtezan, imami i xhamisë h. Jasir ef. Murtezan, këshilli i xhamisë si dhe xhematlinjë të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje. Me këtë rast, Myftiu i Shku...
Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson njohuritë e nxënësve në mektebin e Xhamisë “Bedër” – Butel
Aktivitete, Arsimi

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson njohuritë e nxënësve në mektebin e Xhamisë “Bedër” – Butel

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Berat ef. Sadiki dhe hfz. Avni ef. Asani anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Bedër" - Butel. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Florin ef. Ademi Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
Myftinia e Shkupit ndan certifikata për 17 pjesëmarrësit e trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”
Aktivitete, Arsimi, Ngjarje

Myftinia e Shkupit ndan certifikata për 17 pjesëmarrësit e trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”

Myftinia e BFI - Shkup, sot, më 28 prill 2026, në krye me Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, organizoi një ceremoni modeste të shpërndarjes së certifikatave për 17 kandidatët e certifikuar për përfundimin me sukses të trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”, i cili filloi më 1 dhjetor 2025 dhe përfundoi më 11 shkurt 2026. Në këtë ceremoni, përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelit të Myftinisë, të pranishëm ishin edhe trajnuesit e mekameve: atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqkiyes, z. Mustafa Bodur dhe hfz. Fatih Derdiyok, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim. Në fjalën e tij, trajnuesi i trajnimit z. Mustafa Bodur, foli për rrjedhën e trajnimit, falënderoi Myftininë për bashkëpunimin korrekt dhe pjesëmarrësit që iu përgjigjën thirrjes për të përsos...
Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson nxënësit e Mektebit të Xhamisë së fshatit Gllumovë
Aktivitete, Arsimi

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson nxënësit e Mektebit të Xhamisë së fshatit Gllumovë

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Nermine Nuhiju anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Gllumovë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja hfz. Nehale Osmani. Allahu e shpërbleftë mualimilen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese
Ceremonia e duasë së hatmes për 44 nxënësit e Mektebit të Xhamisë Me Dy Minare – Vizbeg
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Ngjarje

Ceremonia e duasë së hatmes për 44 nxënësit e Mektebit të Xhamisë Me Dy Minare – Vizbeg

Sot, më datë 9 janar 2026, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Fejsall ef. Kadriu dhe z. Arment Halimi ndanë së bashku gëzimin e 44 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të Xhamisë Me Dy Minare" - Vizbeg, nën udhëheqjen e mualimit h. Ibraim ef. Ibraimi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Ibraim ef. Ibraimi këshilli i xhamisë si dhe një numër i madh xhematlinjsh të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejm...