Tuesday, November 17

U vlerësuan nxënësit e Mektebit “Ikre” në Studeniçan

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani, kryetare dhe Nermine Nuhiju, anëtare, vizituan nxënësit e mektebit “Ikre” – Studeniçan.

Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.

Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja hfz. Nesibe Memeti.Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.

13 tetor 2026