
Me datë 6 qershor 2024, Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, me kënaqësi priti në zyrën e tij anëtarin më të ri të fesë Islame. Pas një bisede të frytshme me Myftiun, ku diskutuan rreth njohurive për Islamin dhe arsyet për vendimin e tij për pranimin e Islamit, ai me vetëdije dhe bindje të plotë publikisht deklaroi shehadetin dhe e pranoi fenë islame si fe të tij.
Lusim All-llahun e Madhëruar që ta begatojë me mirësitë e panumërta të kësaj bote dhe të Ahiretit.
