
Me 6 qershor 2024, në zyrat e Myftinisë së Shkupit në Bezisten, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili takoi z. Melih Değirmenci producent nga Türkiye, i shoqëruar nga Nizam Reshit. Gjatë këtij takimi bashkëbiseduan për projektin e filmit që u dedikohet monumenteve historike e që së shpejti do gjirohet në Shkup.
Në fund, Myftiu i dhuroi mysafirit një plaketë në shenjë mirënjohje dhe respekti.
