Tuesday, November 17

Furnizimi me Mus’hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 01 shkurt 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 101 Mus'hafëve për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë “Fetah efendi” - Butel, mualime Semra Mulaki; Xhamisë “Qendrore” - Haraçnë, mualime Nebehat Zendeli; Xhamisë “Rezistenca” - Haraçinë, mualim Ali ef. Sadiku; Xhamisë “Omer ibën Abdulaziz” - Hasanbeg , mualim Elez ef. Aliu.
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA PESË MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 10 janar 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 151 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë “Xhedid Isa Beg” - Serovë, mualim Rijad ef. Kalisi; Xhamisë “Ebu Bekër” - Shuto Orizare, mualime Suada Jakupi; Xhamisë “Fatih Sulltan Mehmed” - Batincë, mualim Ramadan Hajredini; Xhamisë “Haxhi Sabri” - Batincë , mualim Llokman ef. Abdullai; dhe Xhamisë “Hafiz Xhavit ef. Ibrahimi”, mualim hfz. Xhelil ef. Shabani.
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA DY MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 04 janar 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 36 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Shishovë, mualim Is’hak ef. Çilafi dhe nxënëit e mektebit të xhamisë "Qendrore" Kopanicë, mualim Sheip ef. Isaki.