Tuesday, November 17

Ligjëratë javore

LIGJËRATË MUJORE NË XHAMINË MEHMED EF. SADIK – VIZBEG
Lajme, Ligjëratë javore

LIGJËRATË MUJORE NË XHAMINË MEHMED EF. SADIK – VIZBEG

Më 25 janar 2024, pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup vazhdoi me ciklin e ligjëratave mujore në xhaminë "Mehmed ef. Sadik" - Vizbeg. Hatibi i kësaj xhamie h. Xhevahir ef. Kamberi, shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës mujore dhe e prezantoi ligjëruesin e sontëm, hoxhën Samedin ef. Ismailii, hatib në xhaminë e "Haxhi Isen dhe Feta" - Luboten. H. Samedin ef. Ismaili para hoxhallarëve dhe xhematit të mrekullueshëm foli mbi temën; "Stacionet e pastrimit të mëkateve".
LIGJËRATË JAVORE NË LUBETEN
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË LUBETEN

Më 3 mars 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e dhjetë javore në xhaminë "Haxhi Imer" të fshatit Lubeten. Në këtë mexhlis të ngrohtë dhe mikpritës, të pranishëm ishin hoxhallarë të kësaj ane, këshilli i xhamisë dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve. Hatibi i xhamisë Nimet ef. Aliu u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, falenderoi Myftininë që përzgjodhi këtë xhami të realizohet kjo ligjëratë dhe prezantoi ligjëruesin Rasim ef. Ademi, imam dhe hatib në xhaminë "Karshiaka" të fshatit Batincë. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe xhematlinjëve të pranishëm, ligjëruesi Rasim ef. Ademi trajtoi temën "Zemërbutësia në islam".
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “KARSHIAKA”
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “KARSHIAKA”

Më 24 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e nëntë javore në xhaminë "Karshiaka" të fshatit Batincë. Në këtë mexhlis të ngrohtë dhe mikpritës, të pranishëm ishin hoxhallarë të karshiakës, këshilli i xhamisë dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve. Hatibi i xhamisë Rasim ef. Ademi u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, falenderoi Myftininë që përzgjodhi këtë xhami të realizohet kjo ligjëratë dhe prezantoi ligjëruesin Nexhati ef. Ameti, imam dhe hatib në fshatin Gllumovë. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe xhematlinjëve të pranishëm, ligjëruesi Nexhati ef. Ameti trajtoi temën "Dashuria ndaj Allahut".
MANIFESTIM I NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT
Aktivitete, Ligjëratë javore, Netët e dalluara

MANIFESTIM I NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT

Më 17 shkurt 2023 në përkujtim të natës së Israsë dhe Miraxhit, Myftinia e BFI - Shkup, në xhaminë "Ebu Bekër Es Siddik" - Butel, organizoi ligjëratë javore dhe manifestim të kësaj nate.   Mysafirët e këtij manifestimi u mirëpritën nga hatibi Abaz Memed, imami Blerim Limani, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të kësaj lagje. Abaz efendiu shprehu falenderimet për përzgjedhjen e kësaj xhamie për manifestimin e kësaj nate. Në një atmosferë shpirtërore, para kolegëve hoxhallarë dhe xhematlinjëve të pranishëm, mesazhet e Israsë dhe Miraxhit i përcolli hoxha Shaban ef. Tairi, hatib dhe mualim në fshatin Llokë - Saraj. Përskaj ligjëratës, këtë manifestim e begatuan edhe zërat e bukur të interpretuesve të ilahive të udhëhequr nga hfz. Fatih Derdiyok.  ...
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT BUKOVIQ
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT BUKOVIQ

Më 10 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e shtatë javore në xhaminë "En Nur" të fshatit Bukoviq. Sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati në fjalën e tij të rastit përshëndeti xhematlinjtë e pranishëm dhe e prezantoi ligjëruesin, anëtarin e Myftinisë hoxhën Ibraim ef. Ibraimi, hatib në xhaminë me dy minare në Vizbeg. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Ibraim ef. Ibraimi trajtoi temën "Turpi dhe islami".
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT STRAÇINCË

Më 3 shkurt 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e gjashtë javore në xhaminë e fshatit Straçincë. Hatibi i kësaj xhamie Amir Mamuti shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin, anëtarin e Myftinisë hoxhën Muharem ef. Ismaili, hatib në xhaminë “Isa Beu” në Shkup. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Muharem ef. Ismaili trajtoi temën "Obligimet e besimtarit ndaj besimtarit".
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË E FSHATIT CVETOVË

Më 20 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e pestë javore në xhaminë e fshatit Cvetovë. Hatibi i kësaj xhamie Sulejman Bektesh shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin e kësaj nate, hoxhën dr. Amel ef. Kurtishi, hatib në xhaminë “Kasim Beu” në Shkup. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, për nder të xhematit që flasin gjuhën maqedone, ligjëruesi dr. Amel ef. Kurtishi trajtoi temën "Amanetet e besimtarit" në gjuhën e tyre.
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË “DUDIJE” – RASHÇE

Më 13 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e katërt javore në xhaminë "Dudije" në Rashçe. Hatibi i kësaj xhamie Emran ef. Hoxha shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin, hoxhën Shefket ef. Baftjari, imam dhe hatib në xhaminë “Neda” në Haraçinë. Në këtë mbrëmje, para kolegëve hoxhallarë të këtij rajoni dhe një numri të madh të xhematlinjëve, ligjëruesi Shefket ef. Baftjari trajtoi temën "Vetëllogaria dhe mbikqyrja".
LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË NEDA – HARAÇINË
Aktivitete, Ligjëratë javore

LIGJËRATË JAVORE NË XHAMINË NEDA – HARAÇINË

Më 6 janar 2023 pas namazit të jacisë Myftinia e BFI - Shkup realizoi ligjëratën e tretë javore në xhaminë "Neda" në Haraçinë.   Hatibi i kësaj xhamie Shefket ef. Bafqari shprehu kënaqësinë e tij që kjo xhami u përzgjodh për realizimin e ligjëratës javore dhe e prezantoi ligjëruesin e sontëm, hoxhën Ali ef. Ziberi, imam dhe hatib në xhaminë “Hixhri” në Kondovë. Ali ef. Ziberi para hoxhallarëve dhe xhematit të pranishëm foli mbi vlerën e devotshmërisë. (more…)