URIMI I MYFTIUT TË SHKUPIT, DR. QENAN EF. ISMAILI ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË BEKUAR RAMAZAN (2022 / 1443H)
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." (El- Bekare: 183)
Të nderuar besimtarë,
Paqa, mëshira, shpëtimi dhe bekimi i Allahut të Madhëruar qofshin mbi ju!
Falenderojmë Allahun xh.sh që na e mundësoi që edhe një herë të përjetojmë Muajin e bekuar të Ramazanit, në te cilin më me përkushtim do t'i qasemi ibadetit, duke u kënaqur shpirtërisht me ditët dhe netët e bekuara.
Uniteti, mëshira e përgjithshme, ndihma, solidariteti, sakrifica dhe virtytet e ngjashme vijnë në shprehje gjatë çdo ibadeti e më së shumti në agjërim, ku të gjitha zemrat bëhen nje zemër dhe të gjithë trupat një trup, sepse flijimi bëhet vetëm për ta fitua...









