Wednesday, November 18

Aktivitete

MARVINA ALILI DEKLARON SHEHADETIN PARA MYFTIUT DR. QENAN EF. ISMAILI
Aktivitete, Lajme, Vizita

MARVINA ALILI DEKLARON SHEHADETIN PARA MYFTIUT DR. QENAN EF. ISMAILI

Të enjten, më 13 janar 2022, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili mirëpriti, znj. Malvina Alili dhe bashkëshortin e saj, z. Ramazan Alili. Pas një bashkëbisede me znj. Malvina Alili, rreth njohurive për Islamin dhe arsyes për këtë vendimin e saj për pranimine islamit, publikisht, me vetëdije e bindje të plotë, me vetdëshirë dhe vullnet të lirë deklaroi shehadetin, me çka edhe e pranoi fenë islame si fe të saj. Ndryshe, znj. Alili, jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë. “Lusim All-llahun e madhëruar që t'u falë lumturi, mirëkuptim e harmoni familjare, t'i begatojë me mirësitë e panumërta të kësaj bote dhe të Ahiretit.”- shkruan në faqen zyrtare të Myftiut dr.Qenan ef. Ismaili
MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “LEJLETUL KADËR” NË FSHATIN KOPANICË
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “LEJLETUL KADËR” NË FSHATIN KOPANICË

Në xhaminë “Lejletul Kadër” të fshatit Kopanicë, më 31 dhjetor 2021, u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 14 nxënësve në bazat e mësimbesimit islam, pranë mualimit Ahmed ef. Çilafi. Këtë manifestim e nderuan: Referenti i Vakëfit të Myftinisë së Shkupit Fejsall ef. Kadriu referenti i arsimit fetar, hfz. Irfan ef. Sulejmani, referenti Armend Halimi, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve, si dhe xhemati i fshatit Kopanicë.     Ceremoninë e hapi, Ahmed ef. Çilafi, mualim i nxënëseve, i cili në emër të familjarëve të nxënëseve falënderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së pestë që nga ushtrimi i detyrës së tij si mualim pranë xhamisë “Lejtetul Kadër”. Fjala e rastit i takoi Fejsall ef...
EDICIONI I 114- TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 114- TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, sot, më 31 dhjetor 2021, me fillim në ora 11:30 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent në Myftininë e Shkupit,  emetoi edicionin e 114-të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Shaban ef. Tairi, hatib pranë xhamisë së fshatit Llokë. Tema që trajton në këtë edicion Shaban Efendiu titullohet: "Islami në raport me festat”. Xhuma të begatë!
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “IKRE” NË SARAJ
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “IKRE” NË SARAJ

Më 27 dhjetor 2021, Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Arife Iseni, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë "Ikre" në Saraj. Përgjatë kësaj vizite, komisioni kontrolloi dhe vlerësoi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit nxënësit i mësuan nga mualimja Xhevhere Ramani. Lusim Allahun Fuqiplotë që ta shpërblejë mualimen me Mirësitë e Tij të pakufishme për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve suksese në rrugëtimin e tyre të dijes!
EDICIONI I 113- TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 113- TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, sot, më 24 dhjetor 2021, me fillim në ora 11:30 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent në Myftininë e Shkupit, emetoi edicionin e 113-të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Blerim ef. Limani, hatib pranë xhamisë “Nerez i Epërm”. Tema që trajton në këtë edicion Blerim Efendiu titullohet: "Dehja e Dunjasë” Xhuma të begatë!
KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “LEJLETUL KADËR” NË FSHATIN KOPANICË
Aktivitete, Vizita

KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “LEJLETUL KADËR” NË FSHATIN KOPANICË

Sot, 23 dhjetor 2021 (e enjte), kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zekirija ef. Tahiri, anëtar , vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë “Lejletul Kadër” në fshatin Kopanicë. Komisioni, përgjatë kësaj vizite kontrolloi dhe vlerësoi njohuritë e nxënësve të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Ahmed ef. Çilafi. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimin për kontributin e dhënë me mirësitë e Tij të pakufishme ndërsa, nxënësve t’u japë shëndet dhe suksese në jetë!
MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME UNIFIKIMIN E TABELAVE TË XHAMIVE TË SHKUPIT
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME UNIFIKIMIN E TABELAVE TË XHAMIVE TË SHKUPIT

Myftinia e Shkupit në planin e aktiviteteve vjetore planifikon unifikimin e tabelave nëpër gjitha xhamitë e Shkupit me identitetin institucional të Myftinisë. Tabelat e reja përmbajnë logon e BFI –së dhe Myftinisë së Shkupit, emërtimin e xhamisë , datën e ndërtimit, datën e rindërtimit dhe datën e restaurimit të xhamisë.   Me vendosjen e tabelave nëpër gjitha xhamitë e zonës së qytetetit, ekipi realizues do të vazhdojë nëpër rajonet tjera të Shkupit; karadak, karshiakë dhe dërven.
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI ME SUKSES ‘ZGJEDHJET PËR ORGANET KOLEKTIVE TË BFI’
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI ME SUKSES ‘ZGJEDHJET PËR ORGANET KOLEKTIVE TË BFI’

Myftinia e Shkupit, më datë 20 dhjetor 2021, e hënë, në prani të 237 delegatëve, realizoi me sukses zgjedhjet për organet kolektive të BFI-së. Nën udhëheqjen e Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, në prani të kryetarit të KQZ pranë BFI-së Irsal ef. Jakupi, nënkryetarit të KQZ dr. Abdulkerim ef. Iseni , Komisionit Rajonal Zgjedhor; mr. Nexhmi ef. Ferati (kryetar), Nevzat ef. Ameti (anëtar), z.Armend Halimi (anëtar), u zhvillua procesi zgjedhor në pajtueshmëri me Rregulloren e BFI-së mbi zgjedhjet, të drejtat dhe obligimet e Myftinive të BFI-së.     Në fillim të punimeve, u zgjodh procesverbalisti dhe komisioni verifikues. Në pjesën e parë të mbledhjes u paraqit rendi i ditës, u krijua hapësirë për diskutime, mendime të lira dhe më pas gjithë të pranishmit shfrytëzuan të drejtë...
MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT RASHÇE E POSHTME
Aktivitete, Hytbe, Ngjarje

MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT RASHÇE E POSHTME

Xhamia e fshatit Rashçe e Poshtme,  më datë 17 dhjetor 2021, para namazit të xhumasë realizoi ceremoninë e duasë së hatmes. Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili dhe referentët e Myftinisë së Shkupit morën pjesë në duanë e hatmes me rastin e diplomimit të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nuk mungoi mirëpritja e grohtë e xhematit, këshillit të xhamisë dhe Nuri ef. Polikut. Në përmbyllje të ceremonisë gjithë nxënësve, Myftiu iu ndau diploma, ndërsa për punën e saj të palodhshme, Mualimes Qendresa Bakiu i ndau mirënjohje me lutje që kontributin e saj t’ia shpërblejë Allahu i Madhërishëm me Mirësitë e kësaj bote dhe Botës Tjetër! Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati. Pas ceremonisë së duasë së hatmes, Myftiu përcolli mesazhin në hytben e ...
EDICIONI I 112-TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI
Aktivitete, Emisione

EDICIONI I 112-TË I EMISIONIT KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, sot, më 17 dhjetor 2021, me fillim në ora 11:30 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent në Myftininë e Shkupit, emetoi edicionin e 112- të, në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në Radio Vati. I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion të radhës është Abdusamed ef. Zeqiri, hatib pranë xhamisë “Mustafa Pasha”. Tema që trajton në këtë edicion Abdusamed Efendiu titullohet: "Raporti i besimtarit me të tjerët”. Xhuma të begatë!