MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “ALLAXHA”
Sot, më 3 janar 2020, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, në kuadër të vizitave javore kushtuar xhemateve të xhamive të territorit të Myftinisë së BFI – Shkup, vizitoi xhematin e xhamisë Allaxha pas rikonstruimit dhe punime të zhvilluara në objektin e xhamisë.
Hatibi i xhamisë Llokman ef. Kamberi, anëtarët e këshillit të xhamisë dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë.
Para namazit të xhumasë Myftiu iu drejtua besimtarëve me fjalë përshëndetëse.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vëllazëror nga ana e TIKA-së së Turqisë, me mbështetjen e treguar, kjo xhami mori këtë pamje të bukur"
Por, besimtarët tanë gjithmonë kanë demonstruar dashuri dhe përkushtim ndaj xhamive, të parët tanë dhanë kontribut të madh n...










