Tuesday, November 17

Aktivitete

MYFTINIA VAZHDON ME ORGANIZIMIN E NDESHJEVE TË FUTBOLLIT EDHE GJATË PERIUDHËS SË DIMRIT
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA VAZHDON ME ORGANIZIMIN E NDESHJEVE TË FUTBOLLIT EDHE GJATË PERIUDHËS SË DIMRIT

Mbrëmë, 21 janar 2020, (e martë) në sallën sportive pranë gjimnazit 'Zef Lush Marku' - Shkup, pas një pushimi të shkurtër si rezultat i kushteve klimatike, Myftinia rifilloi me organizimin e ndeshjeve të futbollit për këtë vit. Myftinia e Shkupit do të vazhdon me realizimin e këtij aktiviteti rekreativ edhe përgjatë periudhës së dimrit. Ndeshjet e futbollit përgjatë kësaj periudhe organizohen çdo të martë me fillim në ora 20:00, në sallën sportive të gjimnazit "Zef Lush Marku". Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV- Shkup
MYFTIU VIZITON KOMPANINË “UKA KOMERC”
Aktivitete, Lajme, Vizita

MYFTIU VIZITON KOMPANINË “UKA KOMERC”

Më 20 janar 2020 (e hënë), Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga hoxhallarët e rajonit të komunës së Sarajit vizitoi kompaninë për përpunimin e produkteve të mishit "Uka Komerc, me rastin e marrjes së lejes per eksportim të produkteve për tregun evropian. Myftiu me delegacionin e tij u mirëprit nga pronari z.Adem Abazi dhe stafi udhëheqës i kompanisë. Në fillim të takimit, Myftiu në emër të Myftinisë uroi z.Abazin dhe stafin e pranishëm në këtë takim për suksesin e arritur. " Disiplina, përkushtimi, serioziteti dhe tradita shumëvjeçare në këtë veprimtari si dhe produktet cilësore që ofroni si kompani e mirënjohur ka rezultuar që sot ju të fitoni lejen për shtrirje edhe përtej kufinjve të rajonit dhe padyshim se, kjo arritje, na bën krenarë si muliman të vendit tonë.” - tha M...
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E RE TË ÇAIRIT
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E RE TË ÇAIRIT

  Sot, më 18 janar 2020 (e shtunë), pas faljes së namazit të drekës, në Xhaminë e Re - Çair u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 12 nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, hoxhallarë, xhematlinjë e familjarë të nxënësve. Para fillimit të programit me fjalë mirëseardhëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësve hfz.Avni ef.Asani i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni solemne. Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Sadush ef.Tahiri Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili theksoi se: "Falë Zotit, përkushtimit të mualimëve tanë, Shkupi po na bën krenarë me ...
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë me Dy Minare – Saraj
Aktivitete, Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë me Dy Minare – Saraj

  Sot, më 17 janar 2020 (e xhuma), Kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari i komisionit Zekirija ef.Tairi, vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë me Dy Minare - Saraj me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre mbi: leximin e Kur'anit, bazat e besimit, dhe njohuritë tjera elementare të fesë. Kjo vizitë u realizua pas kërkesës së parashtruar për vlersim të njohurive të nxënësve, nga ana e mualimit të xhamisë Milaim ef.Veselit. Të gatshëm për kryerjen e hatmes janë 36 nxënës. Lusim All-llahun Fuqiplotë që të shpërblejë mualimin për mundin e tij, ndërsa nxënësve iu dëshirojmë shëndet dhe suksese të mëtejshme! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup...
MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË “SULLTAN MURAT”
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË “SULLTAN MURAT”

Sot, më 17 janar 2020 , Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë së Sulltan Muratit ku përcolli mesazhin e ditës së xhuma. Myftiu u mirëprit nga hatibi i xhamisë Dr. Zekirija ef.Bajrami, këshilli dhe xhemati i xhamisë. "Besimtari që ka personalitet, ka frikë dhe respekt ndaj All-llahut prandaj, e shoqëron bindja se, gjithçka që vepron në këtë botë Mbykqyrës e ka All-llahun, Ai i Cili i din nijetet e veprave tona në këtë botë kalimtare" ' tha Myftiu mes tjerash në hytben e xhumasë. Pas hytbes së xhumasë Myftiu ndau kohë për të shikuar për së afërmi punimet e realizuara përmbranda dhe jashtë objektit, në kuadër të projektit të ristaurimit të xhamisë nga ana e TIKA ku shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjet e tij personale dh...
MYFTIU I FTUAR NË EDICIONIN 32-TË TË EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Lajme

MYFTIU I FTUAR NË EDICIONIN 32-TË TË EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Sot, 17 janar 2020, nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Nexhmi ef.Ferati, transmetohet edicioni i radhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë". I ftuar në edicionin e 32-të emisionit është Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili, i cili foli mbi aktivitetet e realizuara përgjatë vitit 2019 si dhe planin strategjik të aktiviteteve për vitin 2020. Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 11:00. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë së Re – Çair
Aktivitete, Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë së Re – Çair

Sot, më 14 janar 2020 (e martë), Kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari i komisionit Zekirija ef.Tairi, vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë së Re të Çairit, me çrast bënë vlerësimin e punës dhe njohurive të tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënien e sureve përmendësh, bazat e besimit dhe njohuritë tjera elementare të fesë. Kjo vizitë u realizua pas kërkesës së parashtruar për vlersim të njohurive të nxënësve, nga ana e mualimit, imamit të xhamisë hfz.Avni ef.Asani Të gatshëm për kryerjen e hatmes janë 13 nxënës. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimin, ndërsa nxënësve iu dëshirojmë suksese të mëtutjeshme! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË QENDRORE – HASANBEG
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË QENDRORE – HASANBEG

Sot, më 11 janar 2020 (e shtunë) pas faljes së namazit të drekës, në Xhaminë Qendrore të Hasanbegut u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, prof.dr.Taxhedin ef.Bislimi, referentët e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të kësaj lagje. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Fejsall ef.Kadriu, ish hatib dhe mualim i xhamisë për disa vite, aktualisht, referent i Vakëfit pranë Myftinisë, i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të familjarëve të nxënësve. "Ndjehem i nderuar, dhe kam kënaqësinë ...
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË E LAGJES BARDHI TË FSHATIT BLLACË.

Sot, më 10 janar 2020 , Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga referenti përgjegjës për rajonin e Karadakut Fejsall ef.Kadriu, përcolli mesazhin e ditës së xhuma në xhaminë 'Bardhi' të fshatit Bllacë. Myftiu u mirëprit nga hatibi i xhamisë Abdulbaki ef.Llokmani dhe xhemati i xhamisë së këtij fshati. "Besimtari i mirë në jetën e tij jeton mes frikë-respektit ndaj All-llahut dhe shpresës ndaj mëshirës dhe faljes nga ana e Tij, por, mbi gjitha ai din t'i jep përparësi mendjes, me maturi merr çdo vendim, para çdo fjale të thënë, para çfarëdo veprimi që ndërmer, i mendon pasojat." - tha mes tjerash Myftiu në hytben e xhumasë. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup . Sot, më 10 janar 2020 , Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga referenti përgjegjës pë...
EDICIONI 32 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Emisione, Lajme

EDICIONI 32 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Sot, 10.01.2020, nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep ef.Imerit, transmetohet edicioni i radhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë" , emision ky në të cilin ftohen teologë për të trajtuar tema të ndryshme për dëgjuesit e Radio Vatit. Mysafir i radhës në emisionin e sotëm është hoxhë Sadudin ef.Murati, hatib në xhaminë e fshatit Krushopek të Sarajit. Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 11:00. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup