Tuesday, November 17

Iftare

U PËRMBYLLËN IFTARET HUMANITARE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Iftare, Ramazani 2023/1444h

U PËRMBYLLËN IFTARET HUMANITARE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 20 prill 2023, Myftinia e BFI - Shkup përmbylli iftaret humanitare. Për çdo natë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në sofrën e iftarit u shërbyen rreth 2000 iftare që iu dedikuan studentëve, familjeve me jetimë dhe familjeve në nevojë. Mirënjohje për të gjithë ata që përkrahën këtë iniciativë të Myftinisë dhe dashamirëve që u kujdesën gjatë këtij Ramazani të shtrohen iftare për këto kategori të shoqërisë sonë. Ibadete të pranuara dhe shpërblime në të dy botët!
IFTAR PËR MUALIMET, PROFESORESHAT STUDENTET DHE NXËNËSET E DY VATRAVE ARSIMORE
Aktivitete, Iftare, Ramazani 2023/1444h

IFTAR PËR MUALIMET, PROFESORESHAT STUDENTET DHE NXËNËSET E DY VATRAVE ARSIMORE

Më 10 prill 2023 – 19 Ramazan 1444H, Myftinia e Shkupit, shtroi iftar për mualimet që veprojnë nëpër xhamitë e Myftinisë, profesoreshat, studentet dhe nxënëset e dy vatrave arsimore; Fakultetit të Shkencave Islame dhe “Medresesë Isa Beu”. Iftari që u shtrua në Restoran “Korabi” u begatua me Kuran dhe ilahi të interpretuara nga Kori i Medresesë “Isa Beu” dhe me fjalime të të ftuarave. Duanë e iftarit dhe të ezanit e bëri mualimja Neal Veseli, ndërsa duanë e ushqimit e bëri studentja Besa Selami. Programin që e moderoi Zërijeta Jahjaga vijoi me ashere të interpretuar nga nxënësja e Medresesë Kanita Ferati. Më pas me fjalime u prezantuan administratorja e Medresesë Nurtene Shehu Sakipi. Dekanja e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Shoqërore pranë IBU Sejhan Murtezan Ibrahimi u prezan...