ME SUKSES U REALIZUA SEMINARI TREDITOR “VETËDIJA INSTITUCIONALE DHE FORCA E BASHKËPUNIMIT”
Më datë 16-18 shtator 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi seminarin treditor me nëpunësit fetar. Në këtë seminar që u zhvillua në Sarajevë ku morën pjesë 124 hoxhallarë kishte për qëllim respektin, afërsinë, bashkëpunimin dhe ngritjen profesionale të tyre.
Seminarin me prezencë e tyre e nderuan sekretari gjeneral i BFI - së h. Irsal ef. Jakupi, myftiu i Ohrit h. Samet ef. Ajdari, myftiu i Kërçovës h. Qamil ef. Rushiti, mytiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi, myftiu i Velesit h. Nijazi ef. Murati, myftiu i Prilepit h. Shefket ef. Imeri, myftiu i Resnjes h. Xhunejd ef. Jashar, përfaqësues nga Rijaseti dhe medreseja “Isa Beu”.
Për të trajtuar temat e parapara myftinia si ligjerues ftoi dr.hfz. Elvir Duranović.
Në hapjen e këtij seminari fjalë përshëndetëse kishte sekretari gjeneral i BF...


