Tuesday, November 17

Vizita

MYFTIU I SHKUPIT DR.QENAN EF.ISMAILI DHE REFERENTËT E MYFTINISË URUAN REISUL ULEMANË PËR DETYRËN E RE
Aktivitete, Vizita

MYFTIU I SHKUPIT DR.QENAN EF.ISMAILI DHE REFERENTËT E MYFTINISË URUAN REISUL ULEMANË PËR DETYRËN E RE

  Dje, e hënë (30 nëntor 2020), Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, takoi Reisul Ulemanë H.Hfz.Shaqir ef.Fetahun, për ta uruar me rastin e emërimit të tij, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame. Me një pritje të përzemërt u mirëpritëm nga Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në fillim të takimit, falënderoi për vizitën dhe foli mbi mbarëvajtjen e proceseve në Bashkësinë Fetare Islame. Në takim, Myftiu në emër të të gjithë të pranishmëve shprehi gatishmërinë për mbështetje të plotë në gjitha sfidat që do ta shoqërojnë institucionin , gjithmonë duke ruajtur unitetin dhe frymën e bashkëpunimit për një përfaqësim sa më dinjitoz të Bashkësisë Fetare Islame në vend e më gjërë, vetëm për të vetmin qëllim - për...
Anëtarët e Myftinisë së Shkupit uruan Reisin
Aktivitete, Vizita

Anëtarët e Myftinisë së Shkupit uruan Reisin

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të premten më datë 26.06.2020, i priti në zyrën e tij anëtarët e Muftinisë të Shkupit, të shoqëruar nga Muftiu i respektuar i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili. Anëtarët e Muftinisë së Shkupit e uruan Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për postin e ri dhe i dëshiruan shëndet e sukses në udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame në të ardhmen. Reisi i falënderoi mysafirët e çmuar për këtë vizitë urimi dhe i njoftoi ata frymën e re, me vizionin e Tij dhe të Rijasetit për drejtimin dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame në përputhje me të gjitha dispozitat e parapara në Kushtetutën e BFI të bazuara në mësimet e Kuranit Fisnik dhe porosive të Pejgamberit më të dashur të njerëzimit, Muhamedit a.s....
MYFTIU VIZITON KOMPANINË “UKA KOMERC”
Aktivitete, Lajme, Vizita

MYFTIU VIZITON KOMPANINË “UKA KOMERC”

Më 20 janar 2020 (e hënë), Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga hoxhallarët e rajonit të komunës së Sarajit vizitoi kompaninë për përpunimin e produkteve të mishit "Uka Komerc, me rastin e marrjes së lejes per eksportim të produkteve për tregun evropian. Myftiu me delegacionin e tij u mirëprit nga pronari z.Adem Abazi dhe stafi udhëheqës i kompanisë. Në fillim të takimit, Myftiu në emër të Myftinisë uroi z.Abazin dhe stafin e pranishëm në këtë takim për suksesin e arritur. " Disiplina, përkushtimi, serioziteti dhe tradita shumëvjeçare në këtë veprimtari si dhe produktet cilësore që ofroni si kompani e mirënjohur ka rezultuar që sot ju të fitoni lejen për shtrirje edhe përtej kufinjve të rajonit dhe padyshim se, kjo arritje, na bën krenarë si muliman të vendit tonë.” - tha M...
REFERENTI PËR ÇËSHTJE FETARO – ARSIMORE PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT HFZ.ISMAIL EF.ALIEVSKI
Lajme, Vizita

REFERENTI PËR ÇËSHTJE FETARO – ARSIMORE PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT HFZ.ISMAIL EF.ALIEVSKI

  Më 29.10.2019, referenti për çështje fetaro-arsimore pranë Myftinisë së BFI -Shkup, Mr.Nexhmi ef.Ferati i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, Rexhep ef.Imeri dhe Jetmir Jakupi, vizituan nxënësit e institutit të Hifzit "Ismail ef.Alievski", ku u mirëpritën nga ana e përgjegjësit, Hfz.Xhemail ef.Nuhiju. Përgjatë kësaj vizite u vlerësua puna dhe angazhimi disamujor i hafëz Xhemail ef.Nuhijut në përgatitjen e nxënësve mbi memorizimin dhe rregullat e drejtleximit të Kur'anit. Efendi Ferati, vlerësoi me notë të lartë angazhimin e hfz.Xhemail Nuhiut në pergatitjen e deritanishme të nxënësve konform plan-programit duke uruar që në një periudhë kohore sa më të shpejtë të shpallen dhe hafiza të Kur'anit Famëlartë. Mësimet në këtë institut i ndjekin 14 nxënës. Allahu qof...