Tuesday, November 17

Vizita

Myftiu mbajti hytben e xhumasë në Xhaminë “Arasta” në Çarshinë e Vjetër
Aktivitete, Hytbe, Uncategorized @sq, Vizita

Myftiu mbajti hytben e xhumasë në Xhaminë “Arasta” në Çarshinë e Vjetër

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, me datë 27 shkurt 2026, në xhumanë e dytë të muajit Ramazan, i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Ali ef. Ziberi dhe z. Jusuf Abdullai, në një atmosferë të këndshme Ramazani në Çarshinë e Shkupit, ditën ia kushtuan xhematit të xhamisë "Arasta". Myftiu dhe referentët u mirëpriten ngrohtësisht nga hatibi i xhamisë dr. Rahim ef. Kaloshi, i cili u dëshiroi mirëseardhje në këtë ditë të bekuar xhumaje. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, mbajti hutben e xhumasë para xhematit të pranishëm që kishin stërmbushur xhaminë dhe oborin e saj, me lutje te Allahu që ky Ramazan të na bënë më të devotshëm si besimtarë. Allahu e pranoftë!
Myftiu mirëpriti  Presidentin e Republikës së Shqipërisë në Xhaminë e Mustafa Pashës
Aktivitete, Lajme, Ngjarje, Vizita

Myftiu mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë në Xhaminë e Mustafa Pashës

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 26 shkurt 2026, mirëpriti me shumë kënaqësi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Xhaminë e Mustafa Pashës. Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj shoqërohej nga Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, si dhe nga zv. kryeministri z. Arben Fetai. Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, shfrytëzoi këtë moment të veçantë për t’i dhuruar Presidentit Begaj një fotografi simbolike të Myftinisë së Shkupit. Faleminderit, President, për vizitën!
Vizita e hfz. Jahja Alhakemi në xhamitë e Shkupit përfundon në Xhaminë “Molla Hysen Saiti”
Aktivitete, Lajme, Vizita

Vizita e hfz. Jahja Alhakemi në xhamitë e Shkupit përfundon në Xhaminë “Molla Hysen Saiti”

Myftinia e BFI-së – Shkup, në krye me myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, ishte nikoqire e imamit nga Mbretëria e Arabisë Saudite hfz. Jahja Alhakemi, mysafir i BFI-së përgjatë muajit të Ramazanit. Me vizitën e imamit në namazin e teravisë në xhaminë “Molla Hysen Saiti” – Lubin, u përmbyllën vizitat në qytetin e Shkupit. Imami në fjalë u shoqërua nga referenti i Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu, të cilët vizituan xhamitë e Shkupit: Mustafa Pasha, Kasim Beu, Isa Beu, Fetah Efendi, Othman bin Affan, Haxhi Hajredin dhe Molla Hysen Saiti. Lusim Allahun që ta shpërblejë për vizitën!
MYFTIU MORI PJESË NË AKTIVITETIN E MEDRESESË ISA BEU
Lajme, Vizita

MYFTIU MORI PJESË NË AKTIVITETIN E MEDRESESË ISA BEU

Me datë 8 mars 2024, Myftiu i Shkupit ishte i ftuar nga drejtori i medreses Isa Beu dr. Islam ef. Islami, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. Shaqir ef. Fetahi, ishin të nderuar të marrin pjesë në aktivitetin e Medresesë Isa Beu paraleja e vajzave - Shkup "Mirë se erdhe Ramazan" organizuar nga profesoreshat dhe nxënëset e Medresesë të udhëhequra nga koordinatorja mr. Nurtene Shehu Sakipi. Lusim Allahun e Madhërishëm që nxënësit t'i shperblenë për këtë atmosferë të bukur fetare në çarshin e bukur të Shkupit.
HOXHË ENIS EF. RAMA VIZITOI MYFTININË E SHKUPIT
Lajme, Vizita

HOXHË ENIS EF. RAMA VIZITOI MYFTININË E SHKUPIT

Me datë 6 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në Bezisten mirëpriti në takim h. Enis ef. Rama, imam në xhaminë Isa Beg në Mitrovicë të Republikës së Kosovës. Përndryshe, hoxha Enis ef. Rama është i ftuar nga këshilli i xhamisë së fshatit Bojanë për tribunë fetare.
MYFTIU I SHKUPIT VIZITOI MYFTIUN E STRUGËS
Lajme, Vizita

MYFTIU I SHKUPIT VIZITOI MYFTIUN E STRUGËS

Me  27 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referenti për arsim fetarë hfz. Irfan ef. Sulejmani, ishin në vizitë urimi për marrjen e postit të Myftiut të Strugës h. Adi ef. Murtishi. Myftiu Adi ef. Murtishi, falenderoi për bashkëpunimin dhe vizitën e myftiut si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen. Myftiu, dr. Qenan ef. Ismaili, ofroi bashkëpunimin dhe përkrahjen e Myftinisë së Shkupit në projektet e Myftinisë së Strugës në shërbim të besimtarëve. Në fund Myftiu iu dorëzua një mirënjohje dhe botimet e Myftinisë së Shkupit.
MYFTIU VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT PËR VAJZA BEZISTEN
Lajme, Vizita

MYFTIU VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT PËR VAJZA BEZISTEN

Me datë 26 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, vizituan institutin e hifzit për vajza "Bezisten" për të ndjekur prezantimin e përgjegjëseve të institutit hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtullush rreth punës së deritanishme dhe realizueshmëris së programit mësimor. Myftiu përgëzoi për punën e bërë dhe shprehi gadishmërinë për përkrahje të të gjitha projekteve të institutit në fjalë.
MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN MARAN
Lajme, Vizita

MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN MARAN

Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga përgjegjësi i Myftinisë për rajonin e Karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani, vizitoi fshatin Maran dhe përsëafërmi pa ecurinë e ndërtimit të xhamisë së re në këtë fshat. Në këtë vizitë Myftiu u mirëprit nga kolegët hoxhallarë dhe këshilli iniciativ të cilët i falenderoi për angazhimin si dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që me bujarin e tyre kontribojnë në ngritjen e kësaj shtëpie të Allahut.
MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS MIRËSIA
Lajme, Vizita

MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS MIRËSIA

Me datë 21 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili takoi kryetarin e shoqatës për personat me nevoja të veçanta z. Abaz Berisha dhe nënkryetaren Elijesa Ameti Aziz. Takimi në fjalë kishte të bëjë me projektet e shoqatës "Mirësia" ku Myftiu uroi për sukseset e deritanishme në realizimin e të gjitha projekteve dhe shqyrtuan mundësit e bashkpunimit ndërmjet "Mirësia" dhe Myftinisë së Shkupit.
MYFTIU MORI PJESË NË PROMOVIMIN E BURSISTËVE TË ALBIZIT
Lajme, Vizita

MYFTIU MORI PJESË NË PROMOVIMIN E BURSISTËVE TË ALBIZIT

Më 20 shkurt 2024, në Teatrin Popullor të Maqedonisë së Veriut Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në promovimin e gjeneratës së trembëdhjetë të bursistëve të Fondacionit për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz. Ky eveniment u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve, donatorëve, kompanive private, studentëve dhe mysafirëve të shumtë ku u ndanë bursa për studentë për vitin akademik 2023/2024. E gjithë kjo falë ndihmës bujare të sektorit të biznesit i cili gjithmonë është i gatshëm të promovojë përgjegjësinë shoqërore.