Tuesday, November 17

Lajme

DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT KRUSHOPEK – SARAJ
Lajme

DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT KRUSHOPEK – SARAJ

Sot, më 29.09.2019 (e diel) pas faljes së namazit të drekës në xhaminë e fshatit Krushopek u organizua duaja e hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të kësaj xhamie. Në prani të një numri mjaft të madh të xhematit, familjarëve të nxënësve e hoxhallarë, këtë ceremoni rasti e nderoi Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga operativa e myftinisë, i pranishëm ishte dhe kryetari i kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, ku u mirëpritën nga këshilli i xhamisë, nikoqori Sadudin ef.Murati i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë ceremoni. Fjalë rasti kishte Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili foli mbi rëndësinë dhe rolin e prindërit në udhëzimin e fëmijëve në mësimin e fjalës së Allahut. Veç tj...
TRAJNIM NJËDITOR KUSHTUAR MUALIMËVE TË QYTETIT TË SHKUPIT
Lajme

TRAJNIM NJËDITOR KUSHTUAR MUALIMËVE TË QYTETIT TË SHKUPIT

  Sot, 28.09.2019(e shtunë), në hapësirat e 'Restorant Oaza'-Shkup, Myftinia e Shkupit, gjegjësisht Sektori Fetaro-Arsimor organizoi me sukses trajnimin njëditor: "PROCESET DIDAKTIKE DHE IMPLIKIMI I TEKNOLOGJISË NË MEKTEBE", dedikuar mualimëve të autorizuar që shërbejnë në mektebe pranë xhamive të Shkupit. Trajnimi filloi me fjalën përshëndetëse të Myftiut të Shkupit, Dr.Qenan ef.Ismail i cili falenderoi për komunikimin e vazhdueshëm me Myftininë me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta. Ai porositi që të vazhdojnë me realizimin e procesit edukativ në kornizat e rregullores dhe plan-programit të ofruar nga ana e Myftinisë. Myftiu veç tjerash, përgëzoi mualimët për angazhimin e tyre në edukimin e të rinjve mbi njohuritë bazë të fesë islame dhe uroi mbarësi për ...
MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË VALËT E RADIO VATIT   
Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË VALËT E RADIO VATIT  

Myftinia e Shkupit vazhdon të jetë afër dëgjuesve të radio Vatit me emisionin tashmë të mirënjohur për dëgjuesit "Këshilla e xhumasë".   Në këto emisione javore prezantojnë; teologë,profesorë nga Fakulteti i Shkencave Islame, profesorë nga Medreseja Isa Beu si dhe imamë e hatibë që shërbejnë në kuadër të Myftinisë së Shkupit. Udhëheqës i emisionit: prof.Rexhep Imeri Sot, mysafir i radhës ishte hoxhë Bexhet ef.Dernjani, hatib në xhaminë Haxhi Muhijdin në lagjen Seravë të Shkupit. Tema: Kërkimfalja (istigfari)   Emisioni transmetohet çdo të premte, me fillim nga ora 12:00.   Zyra për informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV - Shkup
MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË SË LAGJES VIZBEG
Lajme

MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË SË LAGJES VIZBEG

  Sot, 27.09.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili përcolli mesazhin e xhumasë në hutben e mbajtur në xhaminë e lagjes Vizbeg.   Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e Vizbegut, me ftesë të këshillit të xhamisë dhe hatibit hafëz Irfan ef.Sulejmani, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë ishte në mesin e xhematit për të përcjellur mesazhin e ditës dhe për të përuruar përfundimin e projektit të zhvilluar në zbukurimin e kubes dhe hapësirave të reja të xhamisë.   Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për të bashkëbiseduar me xhematin, me ç'rast uroi ata për kontributin e dhënë në forma të ndryshme drejt përfundimit të punimeve në këtë shtëpi të Zotit.   Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI- së në RMV- Shkup  ...
RAPORTI I AKTIVITETEVE 2018 TANIMË NË FORMATIN ELEKTRONIK
Lajme

RAPORTI I AKTIVITETEVE 2018 TANIMË NË FORMATIN ELEKTRONIK

Myftinia e Shkupit ofron në formatin elektronik raportin e aktiviteteve të realizuara përgjatë vitit 2018, për të gjithë mbështetësit dhe ndjekësit e aktiviteteve tona. Në këtë raport ofrohen gjitha informacionet zyrtare për çdo aktivitet të realizuar brenda vitit të kaluar. Raporti fillon me mesazhin e kreut të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reis ul-Ulema h.Sulejman ef.Rexhepi dhe me mesazhin e ofruar nga Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef.Ismaili. Më pas, bëhet përshkrim mbi veprimtarinë e Myftinisë, prezentimin e personelit dhe roli i tyre në sektoret përkatëse. Në kaputujt e rradhës bëhet sqarim mbi rregullimin  e brendshëm institucional,bashkëpunimet me institucionet simotra, ngritja profesionale e nëpunëve fetar dhe përmirësimi i statusit financiar të tyre, organizimi i Haxhit 2018...
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit ‘Keuther’ – Studeniçan.
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit ‘Keuther’ – Studeniçan.

Më 22.09.2019 (e diel), kryetari i komisionit Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Sadudin ef.Murati vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Studeniçan. Komisioni i Myftinisë kontrolloi njohuritë e tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënia e sureve përmendësh dhe njohuritë tjera elementare të bazuara në planprogramin e Myftinisë Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Hfz.Adnan ef.Elmazi, Të përgatitur për të marrë pjesë në ceremoninë e hatmes ishin gjithsej: 21 nxënës. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mundin mualimit, ndërsa, nxënësve i'u dëshirojmë suksese të mëtutjeshme! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV-Shkup
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Moranë
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Moranë

Dje, 22.09.2019 (e diel), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Moranë Komisioni i Myftinisë kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Adnan ef.Kadriu, gjithsej 12 nxënës të përgatitur. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimin me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV-Shkup
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT DËRZHILLOVË
Lajme

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT DËRZHILLOVË

Sot, 20.09.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e fshatit Dërzhillovë. Besimtarët e këtij fshati në krye me hoxhë Nuri ef.Sejdi i cili shërben si imam, hatib dhe mualim në këtë xhami, mirëpritën ardhjen e Myftiut dhe operatives së Myftinisë. Myftiu në hutben e xhumasë përcolli disa mesazhe për hirë të kësaj dite të bekuar, në theks të veçantë foli më tepër mbi rëndësinë dhe dobinë e të menduarit pozitiv për njëri tjetrin, sepse ne jemi pjesë e një trungu të përbashkët, një ummeti që ofron pozitivitet e mirësi në çdo gjendje. Myftiu mesazhin e xhumasë e përcolli në gjuhën maqedone, për nder të besimtarëve të këtij fshati. Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për të dëgjuar nga afër kërkesat direkte, nevojat dhe për tu njoftua...
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Llokë
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Llokë

Më 21.09.2019 (e shtunë), kryetari i komisionit Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Zekirija ef.Tairi vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Llokë Komisioni i Myftinisë kontrolloi njohuritë e tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënia e sureve përmendësh dhe bazat e besimit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Ramadan ef.Ramadani, gjithsej 21 nxënës të përgatitur për të kryer duanë e hatmes. Ndryshe, kjo ishte vizita e dytë e realizuar nga komisioni, kushtuar nxënësve të këtij mektebi. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimin me Mirësitë e Tij të panumërta ndërsa nxënësve t'u jep shëndet e vullnet në nxënien dijes së hajrit! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV-Shkup