Tuesday, November 17

Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Krushopek
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Krushopek

Më 21.09.2019 (e shtunë), kryetari i komisionit Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Zekirija ef.Tairi vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Krushopek. Qëllimi i vizitës ishte kontrollimi i njohurive të tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënia e sureve përmendësh dhe bazat e besimit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Sadudin ef.Murati Të përgstitur për të kryer duanë e hatmes ishin gjithsej 31 nxënës. Komisioni vlerësoi me notë të lartë punën dhe kontributin e mualimit. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mundin e mualimit ndërsa nxënësve t'ua shton dijen! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Nigishtan
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Nigishtan

Dje, më 21.09.2019 (e shtunë), Kryetari i Komisionit Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Zekirija ef.Tairi vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Nigishtan. Kjo vizitë u realizua pas ftesës së pranuar nga ana e mualimit Samir ef.Hamidi. Qëllimi i vizitës ishte kontrollimi i njohurive të tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënia e sureve përmendësh, bazat e besimit dhe njohuritë tjera elementare. Komisioni mbeti i kënaqur nga njohuritë e fituara të 16 nxënësve të përgaritur për kryerjen e hatmes dhe vlerësoi me notë të lartë punën dhe kontributin e mualimit. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mundin e mualimit ndërsa nxënësve u dëshirojmë suksese të mëtutjeshme! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV
MYFTINIA E SHKUPIT RIFILLON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT RIFILLON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Projekti i realizuar që dy vite me rradhë në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit dhe radio Vatin do të vazhdon të realizohet edhe përgjatë këtij viti.   Në këto emisione për çdo javë do të prezantojnë teologë nga fusha të ndryshme, profesorë nga Fakulteti i Shkencave Islame, profesorë nga Medreseja Isa Beu si dhe imamë e hatibë të angazhuar nëpër xhamitë e Shkupit me rrethinë.   Sot, mysafir i parë ishte hoxhë Orhan Saliu, hatib në xhaminë Husein Shah, në Saraj. Tema: "Edukata e fjetjes"   Emisionet do të transmetohen , një herë në javë, çdo të premte me fillim nga ora 12:00.   Zyra për informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV - Shkup
Lajme

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI REALIZOI TAKIM VLERËSUES ME UDHËHEQËSINË E HAXHILERËVE TË SHKUPIT

Sot, 18.09.2019, në hapsirat e Myftinisë së Shkupit u realizua takim vlerësues me udhëheqësinë e haxhilerëve të Shkupit Takimi filloi me fjalët përshëndetëse nga ana e Myftiut Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash falenderoi të pranishmit për kontributin e dhënë në realizimin e suksesshëm të Haxhit. Më pas, prezantoi raportin e detajuar mbi ecurinë e organizimit që nga dita e parë e deri në ditën e fundit. Të pranishmëve iu dha hapsirë që të paraqesin qëndrimet, vërjetjet e tyre për një organizim sa më të mirë në vitet e ardhëshme. Në fund të këtij takimi, , Myftiu ndau mirënjohje për udhëheqësinë e Shkupit, në shenjë falenderimi për detyrën e kryer me përgjegjësi dhe përkushtim. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV-Shkup...
NJË MANIFESTIM MË NDRYSHE I NATËS SË KADRIT NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS ORGANIZUAR NGA MYFTINIA E SHKUPIT
Lajme

NJË MANIFESTIM MË NDRYSHE I NATËS SË KADRIT NË XHAMINË E MUSTAFA PASHËS ORGANIZUAR NGA MYFTINIA E SHKUPIT

MUSTAFA PASHËS ORGANIZUAR NGA MYFTINIA E SHKUPIT Programi manifestues i Natës së Kadrit i organizuar nga Myftinia e Shkupit mbushi përplot me besimtarë xhaminë e Mustafa Pashës. Program i pasuruar me lexim Kur’ani, këndim ilahie dhe këshilla Kur’anore i parapriu faljes së namazit të teravisë. Zëri i bukur i hafiz Jetmir ef. Zendelit e filloi programin me leximin e disa ajeteve të përzgjedhura ku më pastaj pasoi këndimi i disa ilahive nga ilahisti Afrim Haziri dhe Burhan Rahmani, një fjalë rasti nga imami dhe hatibi i xhamisë Abdusamet ef. Zekiri pas së cilës pasoi leximi i një ashere nga zëri i ëmbël i hafizit të mirënjohur Hfz. Xhemail ef. Nuhiu dhe dua nga Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili pregatitën shpirtërat e besimtarëve për një ndjenjë më ndryshe të përjetimi...
KOKTEJ BAJRAMI ME HOXHALLARËT E SHKUPIT NËN MOTON “TË BËJMË BAJRAM SË BASHKU”
Lajme

KOKTEJ BAJRAMI ME HOXHALLARËT E SHKUPIT NËN MOTON “TË BËJMË BAJRAM SË BASHKU”

Kokteji i planifikuar nga Myftinia e Shkupit i cili tubon hoxhallarët që shërbejnë nëpër xhami përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit nën moton “Të bëjmë Bajram së bashku” që sot u realizua është edhe aktiviteti që rrumbullakëson projektin e Ramazanit. Pas një kontributi të madh që dhanë hoxhallarët përgjatë muajit të Ramazanit nëpër xhamitë e ndryshme, sot në një atmosferë freskuese, vëllazërore dhe shoqërore të tubuar të gjithë së bashku uruan Fitër Bajramin njëri tjetrit. U fillua me leximin e një ashere nga Ataullah ef. Kurtishi që më pas me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili i cili i falënderoi hoxhallarët që iu përgjigjën ftesës për të qenë së bashku në këtë ditë feste dhe në veçanti për kontributin e dhënë në xhematet ku jan...
MYFTIU I SHKUPIT PËR XHUMA VIZITOI XHEMATIN E FSHATIT ÇAJLANË TË KOMUNËS SARAJ
Lajme

MYFTIU I SHKUPIT PËR XHUMA VIZITOI XHEMATIN E FSHATIT ÇAJLANË TË KOMUNËS SARAJ

Krahas një muaji të ngjeshur me vizita të xhemateve të nënqiellit të Myftinisë së Shkupit në muajin e bekuar të Ramazanit xhumanë e parë pas këtij muaji Myftiu i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referenti Prof. Rexhep ef. Imeri për të dhënë këshillë në hutben e xhumasë zgjodhi xhematin e xhamisë së fshatit Çajlanë të komunës Saraj. Një mikpritje e ngrohtë nga xhemati, këshilli i xhamisë si dhe imami që shërben në këtë xhami Hasip ef. Saqipi e cila vëreheshte si nga ndjekja e ligjëratës së Myftiut po edhe përgjatë përshëndetjes pas namazit. Falënderojmë hoxhën dhe xhematin për mikptitjen. Lusim Allahun për dua dhe namaz të pranuar. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup [ngg src="galleries" display="basic_thumbnail"]...