Tuesday, November 17

Ramazan

Aktivitete, Ramazan

SHPËRNDAHEN 400 PAKO HUMANITARE NË RAJONET E MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 17 mars 2023, Myftinia e Shkupit në koordinim me nëpunësit fetar dhe këshillet e disa xhamive bëri shpërndarjen e 400 pakove ushqimore dedikuar familjeve në nevojë. Këtë aksion humanitar e organozoi drejtori përgjegjës për botën arabe h. Ismet Ademi nën patronazhin e Reisul Ulemasë së BFI – së h. hfz. Shaqir ef. Fetai, nën menaxhim të kryetarit të Shoqatës humanitare "Hilal" Fadil ef. Ramadani. Me këtë shpresojmë që sadopak do të begatohen sofrat e iftarit.
PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023 VAZHDOJNË
Aktivitete, Emisione, Ramazan

PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023 VAZHDOJNË

Më 26 shkurt 2023, Myftinia e BFI - Shkup vazhdoi me përgatitjet e Ramazanit 2023. Në bashkëpunim me Radio Vati u realizua video projekti "Në prag të iftarit”. Është ky, projekt që realizohet me nëpunësit fetarë që trajtojnë tema të ndryshme si përgatitje për muajin e shnejtë të Ramazanit. Këtë projekt e udhëheq h. Rijad ef. Kalisi, hatib në xhaminë "Xhedid Isa Beg". Këto ligjërata do të transmetohen para iftarit, gjatë muajit të Ramazanit në Radio Vati, në faqen e Myftinisë dhe në TVMyftinia në facebook.
VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023
Aktivitete, Emisione, Ramazan

VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023

Më 22 shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup, në vazhdën e përgatitjeve për Ramazanin 2023 përmbylli inçizimin e ligjëratave me nëpunësit fetarë në kuadër të video projektit "Emrat e bukur të Allahut". Ligjëratat u inçizuan në xhaminë “Dyqanxhik” dhe do të emitohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.
FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023
Aktivitete, Emisione, Ramazan

FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023

Më datë 19 shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup filloi me përgatitjet e Ramazanit 2023. Realizimin e projektit e filloi me nxënës të mektebeve që interpretojnë pjesë nga Kurani famëlartë kurse inçizimet u realizuan në xhaminë “Arasta” në Çarshi të vjetër të Shkupit. Këto pjesë do të emitohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.