Tuesday, November 17

CEREMONI HATME NË XHAMINË KOLIÇAN I EPËRM

Me datë 23 maj 2024, në xhaminë Koliçan i epërm u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Shukrije Selmani.

Në fjalën e rastit Arife Iseni në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër.

Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Arife Iseni.

Allahu e shpërbleft mualimen për angazhimin ndërsa nxënëseve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!