Tuesday, November 17

FILLOI VAKSINIMI I NIJETLINJËVE QË UDHËTOJNË PËR NË HAXH

Me 22 maj 2024, në Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup, nën koordinim mes BFI-së dhe Myftinisë së Shkupit filloi vaksinimi i nijetlinjëve që do të udhëtojnë për në Haxh.

Përskaj vaksinimit, nga stafi mjekësor nijetlinjtë morën edhe këshilla dhe rekomandime të nevojshme shëndetësore lidhur me parandalimin e sëmundjeve infektive.

Të gjithë nijetlinjtë në vazhdimësi do të informohen për hapat e mëtutjeshme përgatitore para nisjes për në haxh.