
Me 27 mars 2024, Myftinia e Shkupit, shtroi iftar për mualimet që veprojnë nëpër xhamitë e Myftinisë, profesoreshat e Medresesë, studentet dhe nxënëset e dy vatrave arsimore; Fakultetit të Shkencave Islame dhe “Medresesë Isa Beu”.
Këtë iftar e nderuan dhe mysafirët me prezencën e tyre; përfaqësueset nga Ambasada e Shqipërisë, përfaqësuese nga Universiteti Kiril dhe Metodi, prorektorja për arsim pranë Universitetit Balkanik, dekaneja e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit Balkanik, përfaqësuese të shkollave fillore, publiciste, gazetare dhe shumë personalitete të larta.
Iftari që u shtrua në Restoran “Korabi” i parapriu një videopërmbledhje të aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit gjatë vitit 2023 si dhe u begatua me Kuran dhe ilahi të interpretuara nga Kori i Medresesë “Isa Beu” dhe me fjalime të të ftuarave.
Programin që e moderoi Rumejsa Ismani vijoi me ashere të interpretuar nga nxënësja e Institutit të hifzit “Bezisten”, Imane Lata.
Përgjegjësja e Institutit të hifzit për vajza “Bezisten” hfz. Kadrije Sulejman, në fjalën e saj përshëndetëse, në emër të Myftinisë dhe kolegeve falenderoi të pranishmet që me pjesëmarrjen e tyre begatuan sofrën e iftarit.
Më pas me fjalime u prezantuan koordinatorja e Medresesë Isa Beu, Nurtene Shehu Sakipi.
Në fund u bë edhe duaja e ushqimit nga hfz. Hysnije Kurtulush.
E lusim Allahun e Madhërishëm që t’i shpërblejë të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj tryeze të Iftarit dhe për angazhimin e tyre në muajin Ramazan.
#NëShërbimTëJetësFetare#iftare#MyftiniaShkup




