Tuesday, November 17

DUA HATME NË XHAMINË FATIH SULLTAN MEHMED – BATINCË

Me 2 gusht 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 43 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Fatih Sulltan Mehmed”- Batincë, te mualimi h. Ramadan ef. Hajredini.

Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Jasir ef. Islami, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.

Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati.

Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë.

All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!