Tuesday, November 17

NATA E DYTË – NETËT KULTURORE ISLAME 2024

Nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, në xhaminë Isa Beu, u realizua nata e parë në kuadër të ‘Netëve Kulturore Islame me nxënësit e mektebeve’.

Në prani të nikoqirit të aktivitetit, Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, opeativës së Myftinisë, hoxhallarëve e mualimëve të nxënësve pjesmarrës, familjarë e xhematlinj nga Shkupi e rrethinë, performuan nxënësit garues në kategorinë Kuizi Islam .

Sonte, më 2 gusht 2024, e premte u zhvillua gara në kategorinë: Kuizi Islam, ku në këtë kategori garuan gjithësej 13 kanidatë,

Në kategorinë “Kuizi Islam” në tre vendet e para u shpallën si vijon:

Vendi i I – Reuda Memeti, mektebi Ikre – Studeniçan.

Vendi i II – Reuda Qazimi, mektebi i xhamisë Ataullah Hoxha – Studeniçan.

Vendi i III – Jusuf Lazimi, mektebi i xhamisë Nerez.

Pas, shpalljes së rezultateve nga ana e komisioneve vlerësuese, u ndanë mirënjohje për gjithë nxënësit pjesmarrës dhe për mualimët në shenjë respekti për kontributin e tyre të dhënë në “Netët Kulturore Islame 2024″.

Me këtë natë të Kuizit Islam përfundoi aktiviteti i garave të Netëve Kulturore Islame 2024, suksese të gjithë atyre që morrën pjesë, ndërsa nesër pas namazit të akshamit në sheshin Skënderbeu të çarshisë së Shkupit do të realizohet manifestimi përmbyllës i netëve kulturore Islame dhe Kursi Veror 2024.