
Referentët për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi me kërkesë të mualimëve realizuan shpërndarjen e 91 Mus’hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.
Me Mus’hafa u furnizuan nxënësit e mektebit;
Xhamisë “Haxhi Sabri” – Batincë, mualim Llokman ef. Abdullai;
Mektebi i xhamisë “Nur” – Shuto Orizare, mualim Reshat ef. Hoxha;
Mektebi i xhamisë “Mehmed ef. Sadik” – Vizbeg, mualim Xhevahir ef. Kamberi;
Mektebi i xhamisë Maja e zezë; mualim Xhevxhet ef. Asanovski;
Mektebi i xhamisë me Dy minare – Saraj, mualim Muhamed ef. Tahiri.
Allahu i shpërbleftë mualimët për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.

