
Referentët për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi me kërkesë të mualimëve realizuan shpërndarjen e 106 Mus’hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.
Me Mus’hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të:
– Xhamisë “Qendrore” – Haraçinë, mualim Nusretullah ef. Ibrahimi dhe Nebehate Zendeli;
– Mektebi i xhamisë Koliçan i Poshtëm, mualime Azra Pajazitovska;
– Mektebi i xhamisë të fshatit Çajlanë, mualime Semihate Tairi.
Allahu i shpërbleftë mualimët dhe mualimet për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.

