Tuesday, November 17

MESAZH NGUSHËLLIMI

Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për vdekjen e hoxhës Jakup ef. Muhameti

Hoxhë Jakupi u lind në f. Shishovë, në vendlindjen e tij kreu shkollën fillore, pastaj vazhdoi shkollimin në Damask ndërsa fakultetin e përfundoi në Medine.

Kontributet e tija të para si hatib i bëri në xhaminë e fshatit Shishovë, pastaj Gllumovë dhe në Mustafa Pashë.

Gjatë jetës së tij mbi 40 vite shërbeu si imam, mualim dhe hatib në Qendrën Islame “Ballkan” – München në Gjermani.

Familja e tij humbi njeriun e tyre të dashur, ndërsa besimtarët në diasporë hoxhën e tyre të përkushtuar, që i shërbeu xhematit dhe xhamisë gjatë gjithë jetës së tij.

I lutem Allahut Fuqiplotë që për kontributin e tij ta shpërblejë me Xhenet!

Dr. Qenan ef. Ismaili

Myfti i Shkupit