Tuesday, November 17

MYFTIU MORI PJESË NË SHPËRNDARJEN E DIPLOMAVE NË MEDRESENË ISA BEU

Me datë 4 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte i ftuar nga drejtori i medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami, nën udhëheqje të Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, në prezencë të myftinjëve të BFI-së, profesorë, prindër dhe nxënës, kishte kënaqësinë të prezentoj në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e shpërndarjes së diplomave të nxënësve të Medresesë “Isa Beu”.

Në këtë ditë u bë shpërndarja e diplomave për 103 e nxënës që kanë ndjekur mësimet në këtë vatër arsimore.

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismail, uroi të gjithë nxënësit duke ju dëshiriar suksese të mëtutjeshme, ndërsa të gjithë ata që u angazhuan në edukimin e brezave të rrinj t’i shpërblejë me të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër.