
Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Lokman ef. Abdullai anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Koliçan i poshtëm.
Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.
Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Jasir ef. Murtezan.
Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
