Tuesday, November 17

Kontroll sistematik mjekësor për të gjithë nëpunësit fetarë të Myftinisë së Shkupit

Myftinia e BFI – Shkup, sipas planit të paraparë vjetor, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë së Punës, ka filluar procesin e kontrollit sistematik mjekësor për të gjithë nëpunësit fetarë dhe stafin operativ që veprojnë në kuadër të saj. Në këtë kontroll përfshihen hatibët, imamët, muezinët, mualimët, mualimet dhe të gjithë të punësuarit që kontribuojnë në veprimtarinë fetare dhe administrative të Myftinisë.

Me këtë aktivitet Myftinia e Shkupit ka për qëllim përmirësimin e mirëqenies shëndetësore të nëpunësve fetarë, si dhe ngritjen e performancës dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave të tyre fetare, arsimore dhe shërbyese, duke e dëshmuar angazhimin e Myftinisë së Shkupit për krijimin e kushteve më të mira të punës dhe ruajtjen e shëndetit të çdo nëpunësi fetar.