Tuesday, November 17

Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz Afan Nuhiju

Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit, sot, 10 nëntor 2025, realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz Afan Nuhiju, nxënës i Institutit të hifzit për djemë “Hafiz Ismaili Efendiu”, përndryshe hafiz Afani është djalë i hafizit Sabaatin ef. Nuhiju.

Referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tij në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë.

Seancat e dëgjimit u zhvilluan në Institutin e hifzir “Hafiz Ismail Efendiu” para anëtarëve të komisionit të hifzit me një prezencë të hoxhallarëve, xhematlinjë dhe mysafirë të ndryshëm.

Komisioni i hifzit në përbërje:

Hfz. Abdulkerim ef. Ebibi

Hfz. Xhelil ef. Shabani dhe

Hfz. Isa ef. Bekteshi.

Përndryshe, hafizi Afan Nuhiju hifzin e kryeti tek muhafizi hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Insitutit “Hafiz Ismail Efendiu”.