Tuesday, November 17

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË STUDENIÇAN DHE MORANË

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, filloi aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Sot më datë 16.03.2024 (e shtunë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë “hfz. Xhavit ef. Ibraimi”, në Studeniçan, të udhëhequra nga prof. Munevere Lutfiu Murtezi.

Me fjalë mirëseardhëse ju drejtua mualimja e xhamisë Vahide Demiri Jusufi.

Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Sara Demiribme temë “Ramazani muaji i Kurani” dhe Isra Memeti me temën “Dhikri – Përmendja e Allahut”.Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve. Në fund duan e bëri prof. Munevere Lutfiu Murtezi.

Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë e f. Moranë, nën udhëheqje të mr. Nurtene Shehi Sakipi.

Me fjalë mirëseardhëse ju drejtua mualimja e xhamisë Havushe Tairi.

Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Gjultene Ajredini me temë “Ramazani dhe Njeriu” . Fjalën e rastit e pati mr. Nurtene Shehi Sakipi. Në vazhdim programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve, duaja u bë nga ana profesoreshës në fjalë.