Tuesday, November 17

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË E RE NË ÇAIR

Me 17 mars 2024, Myftinia e BFI – Shkup realizoi tribunën e parë fetare në xhaminë e re në Çair.

Me temën “Roli Edukativ i Ramazanit” xhematin e Shkupit e nderoi ligjëruesi prof. dr. Faredin ef. Ebibi.

Fillimisht moderatori h. Ali ef. Ziberi ftoi hatibin e xhamisë së re të Çairit Sadush ef. Tahiri t’iu drejtohet të pranishmive. Ai mestjerash falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit.

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit.

Në ligjëratën e tij prof. Faredin ef. Ebibi përmendi disa role edukative të Ramazanit për besimtarin myslimanë.