
Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sot më datë 23.03.2024 (e shtunë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë e f. Straçincë, të udhëhequra nga prof. Resmie Xhaferi Saiti dhe të mirëpritura nga mualimja Amine Iseni.
Programi filloi me moderimin e nxënëses Kajmete Ameti.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Medine Nexhipi me temë “Durimi”, dhe nxënësja Fatime Demiri me temë: “Veçoritë e Ramazanit”.
Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve.
Ndërsa, fjala kryesora i takoi prof. Resmie Xhaferi Saiti.
Në fund duan e bëri mualimja Amine Iseni.
Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë “Qëndrore” – Hasanbeg, nën udhëheqje të prof. Naxhije Bakija dhe të mirëpritura nga mualimja Mybera Kadriu.
Programi filloi me moderimin e nxënëses Sara Tahiri.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Jusra Iseni me temë “Sadakaja”.
Në vazhdim programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve, duaja u bë nga prof. Naxhije Bakija.

