Tuesday, November 17

MYFTINIA E SHKUPIT FURNIZON ME IFTARE BURGUN E SHUTKËS

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i Myftinisë ishin në vizitë në burgun e Shutkës ku u mirëpriten nga zv. drejtori i burgut z. Sadush Arifi.

Myftiu i Shkupit shprehu gatishmërinë për pëkrahjen e agjëruesve në këtë muaj të Ramazanit për të burgosurit të cilët agjërojnë në këtë muaj.

Përndryshe, Myftinia e Shkupit për çdo ditë shtron sofrën iftarit për 43 agjërues në burgun e Shutkës.

E lusim Allahun e Madhërishëm që t’ua pranojë agjërimin dhe të gjitha lutjet e tyre, ndërsa atyre që kontribojnë Allahu ua shtoftë pasurinë.