Tuesday, November 17

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË HIXHRI KONDOVË DHE NË XHAMINË SFILLARE E POSHTME

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sot më datë 25.03.2024 (e Hënë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë Hixhri – Kondovë, të udhëhequra nga prof. Nehal Ibrahimi dhe të mirëpritura nga mualimja Hansa Kamberi.

Programi filloi me moderimin e nxënëses Ermira Imeri.

Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Amra Jashari me temë “Mbështetja në Allahun”, dhe nxënësja Jasemin Ibrahimi me temë: “Ramazani, muaji i garimit”

Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve.

Ndërsa, fjala kryesore i takoi prof. Nehal Ibrahimi.

Në fund duan e bëri mualimja Fevzije Dardhishta.

Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë Sfillare e poshtme nën udhëheqje të prof. Resmije Xhaferi Saiti dhe të mirëpritura nga mualimja Lulzime Metushi.

Programi filloi me moderimin e nxënëses Medina Nexhipi.

Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Emine Kovaçi me temë “Mirësit e Kuranit”.

Në vazhdim programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve, duaja dhe ligjerata kryesore u bë nga prof. Resmije Xhaferi Saiti.