
Me datë 26 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte i ftuar special në iftarin e organizuar nga ana e Departamentit të Sigurisë në Trafikun Rrugor.
Myftiu ishte pjesë e tryezës së iftarit të agjëruesve që kujdesen për rendin e sigurisë rrugore në shoqërinë tonë, të cilët me vetiniciativë organizuan një mbrëmje të këtillë me plot kuptim shpirtërorë. Myftiu shpreh mirënjohje dhe falenderim për ftesën dhe ambientin e ngrohtë që ofruan në këtë iftar.
