Tuesday, November 17

MANIFESTIMI I KURSIT VEROR DHE I NETËVE KULTURORE ISLAME

Në mbrëmje, më 3 gusht 2024, Myftinia e Shkupit në krye me myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, në një mbrëmje të këndshme në sheshin Skënderbeu në çarshi të Shkupit, realizuab manifestimi përmbyllës të kursit veror dhe netëve kulturore Islame.

Në praninë e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, myftiu i Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili, myftiu i Manastirit mr. Amit ef. Rasimi, kryetari i kuvendit të BFI-së h. Nesip ef. Demiri, dekani i FSHI – së doc. dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, drejtori i medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami, profesorëve, hoxhallarëve, mualimeve, prindërve dhe nxënësve, me një program të përgatitur nga nxënësit e kursit veror u realizua në mes shumë emocioneve.

Gjatë kësaj nate, u shpërndanë edhe shpërblimet për fituesit e vendeve të para në garat e Netëve Kulturore Islame, të cilat u mbajtën në xhaminë Isa Beu. Në fund, iu dhurua një mirënjohje mualimit në pension, hoxhës Ahmed ef. Hoxha, për kontributin e tij 40-vjeçar si mualim në mektebin e xhamisë Dudije në Rashçe, e lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë për kontributin.

Allahu i shpërbleft mualimët për kontributin dhe nxënësve ju urojmë shumë suksese në jetë!