Tuesday, November 17

PËRFUNDOI ME SUKSES KURSI VEROR 2024 NË MEKTEBIN E XHAMISË “DUDIJE” – RASHÇE

Me 4 gusht 2024, Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili në shoqëri të stafit të Myftinisë, me kënaqësi morën pjesë në ceremoninë e përfundimit të kursit veror 2024 organizuar nga mektebi i Xhamisë Dudije-Rashçe, nën udhëheqjen e mualimes Rejhane Hoxha, ku u mikpriten nga këshilli i xhamisë dhe xhemati i kësaj ane.

Me një fjalë përshëndetëse H. Ahmet ef. Hoxha të gjithë të pranishmëve u dëshiroi mirëseardhje në këtë event.

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili përgëzoi mualimen për këtë projekt të veçantë me 98 nxënës që morën pjesë në aktivitete të ndryshme kreative dhe fetare, organizim ky i shkëlqyer për edukimin e brezave të rinj. Myftiu përgëzoi punën e palodhur të mualimes dhe të gjithë përkrahësve që ky projekt të rrumbullakësohet me sukses.

Në fund u bë ndarja e certifikatave për të gjithë nxënësit e kursit veror 2024 dhe në shenjë mirënjohje për mualimen Rejhane Hoxha.

Allahu e shpërbleftë mualime për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju japë shëndet dhe suksese në jetë!