Tuesday, November 17

Mbrëmje Kuranore në Xhaminë Isa Beu

Më datë 1 janar 2025, në xhaminë Isa Beu, në këtë fillim viti të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu me bashkëveprimtarët e tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami dhe para shumë hafizlerëve, hoxhallarëve, mysafirëve dhe xhematlinjëve që kishin stërmbushur xhaminë, Rijaseti i BFI-së në koordinim me Myftininë e Shkupit mbrëmjen i’a kushtuan Kur’anit Famëlartë.

Begatia e kësaj mbrëmje ishin hafëzlerët;

Kurra hfz. Erhan ef. Mete, imam dhe hatib në xhaminë Ejup Sulltan, Stamboll – Türkiye;

h. Armend ef. Beqiri, imam në xhaminë e Madhe – Ferizaj;

hfz. Fatih ef. Derdiyok, imam në xhaminë Mustafa Pasha nga Türkiye; dhe hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit për djem “Hafiz Ismail efendiu”.

Fjalë mirëseardhëse në fillim kishte hatibi xhamisë h. Muharem ef. Ismaili, ndërsa me fjalë përshëndetëse Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i cili theksoi se zbukurimi i kësaj nate janë fytyrat e ndritura që prezantuan në këtë mbrëmje Kuranore.

Fjala e rastit i takoi Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu shprehu kënaqësinë e tij që së bashku me Myftininë e Shkupit sollën këtë atmosferë të bukur të Kuranit Famëlartë.

Mbrëmja e sontme u përmbyll me dua dhe lutje nga atashehu për çështje fetare pranë ambasadës së Türkiyes z. Mustafa Bodur.

#NëShërbimTëJetësFetare#MyftiniaShkup#Kuran