Mbrëmje Kuranore në Xhaminë Isa Beu
Më datë 1 janar 2025, në xhaminë Isa Beu, në këtë fillim viti të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu me bashkëveprimtarët e tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami dhe para shumë hafizlerëve, hoxhallarëve, mysafirëve dhe xhematlinjëve që kishin stërmbushur xhaminë, Rijaseti i BFI-së në koordinim me Myftininë e Shkupit mbrëmjen i'a kushtuan Kur'anit Famëlartë.
Begatia e kësaj mbrëmje ishin hafëzlerët;
Kurra hfz. Erhan ef. Mete, imam dhe hatib në xhaminë Ejup Sulltan, Stamboll - Türkiye;
h. Armend ef. Beqiri, imam në xhaminë e Madhe - Ferizaj;
hfz. Fatih ef. Derdiyok, imam në xhaminë Mustafa Pasha nga Türkiye; dhe hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit për djem "Hafiz Is...




