
Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për ndërimin jetë të Hafizit Mitat ef. Ibrahimi.
Hafiz Mitati u lind në Shkup, në vendlindjen e tij kreu shkollën fillore, mësimin e hifzit e vijoi te hfz. Idrisi në xhaminë Allaxha.
Kontributet e tija të para si imam i bëri në xhaminë Allaxha, përgjatë muajit Ramazan si imam shërbeu në xhaminë Jelen Kapan (xhami e rënuar në Shkup).
Jetën e dunjas e përmbylli si muezin dhe zv. Imam në xhaminë e Dyqanxhikut.
I lutemi Allahut Fuqiplotë që për kontributin e tij ta shpërblejë me Xhenet!
Dr. Qenan ef. Ismaili
Myfti i Shkupit
