Tuesday, November 17

Myftinia e Shkupit organizon kurs për mësimin e gjuhës arabe

Myftinia e BFI-së – Shkup njofton të gjithë të interesuarit se organizon kurs për mësimin e gjuhës arabe, i cili është i hapur për të dy gjinitë dhe u dedikohet të gjithë atyre që dëshirojnë të mësojnë këtë gjuhë.

Kursi do të zhvillohet nën udhëheqjen e hoxhës Rijad ef. Kalisi, në ambientet e Qendrës së Kuranit “Mustafa Pasha” në Shkup.

Afati i regjistrimit: 15 tetor 2026

Vendi i aplikimit: Zyrat e Myftinisë së BFI-së – Shkup

Vendi i mbajtjes së kursit: Qendra e Kuranit “Mustafa Pasha” – Shkup

Myftinia e Shkupit fton të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të përvetësuar njohuri të reja dhe për të avancuar në mësimin e gjuhës arabe.