
Sot, më 9 tetor 2026, vazhduan vizitat e referentëve të Myftinisë së Shkupit nëpër xhamitë e rajoneve përkatëse, si pjesë e planit operativ të punës.
Referenti i rajonit të Dërvenit, h. Ali ef. Ziberi, vizitoi:
Xhaminë e fshatit Shishovë
Xhaminë “Drita” – fshati Nigishtan
Xhaminë “Mezin Saiti” – fshati Arnaqi e Epërme, ku udhëhoqi namazin e xhumasë dhe mbajti hutben.
Qëllimi i këtyre vizitave është zhvillimi i takimeve të drejtpërdrejta me nëpunësit fetar dhe këshillet e xhamive me synim vlerësimin e gjendjes aktuale dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel institucional.
