
Shkupi, gjatë këtyre pesë ditëve, u zbukurua me zërat e lexuesve dhe hafizëve të Kuranit Famëlartë.
Më 29 korrik 2026, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Garave Ndërkombëtare të Kuranit, të organizuara nga Ministria për Çështje Islame, Thirrje dhe Udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite, në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së.
Myftinia e BFI – Shkup, në krye me Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, uron pjesëmarrësit për guximin dhe të gjithë fituesit e këtyre garave, e veçanërisht hafizen Hava Azemi nga Shkupi, e cila arriti të fitojë vendin e tretë në kategorinë e bukurkëndimit (tilavet) të Kuranit Famëlartë.
